Hoxhaj takon ish-Shefin e UNMIK-ut, tregon se çka i tha për Kosovën

19:57 | 16 Maj 2023
E.H

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në vizitë zyrtare në Kopenhagë të Danimarkës, duke marr pjesë në Samitin e Demokracisë, nga ku ka njoftuar edhe për disa takime të rendësishme që ka zhvilluar atje.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxha njoftoi se gjatë qëndrimit të tij në Kopenhagë, është takuar edhe me ish-Shefin e UNMIK-ut për Kosovë, Søren Jessen-Petersen, i cili misionin e tij për Kosovën e ka përmbyllë në vitin 2006.

Hoxhaj, tregoi edhe fjalët se çka i tha Petersen për Kosovën, gjatë këtij takimi.

“”Dita më e mirë për mua ishte dita kur e përmbylla misionin tim në Kosovë, sepse doja ta shihja Kosovën e pavarur!” – Kështu më tha sot në Kopenhagë, ish-Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Søren Jessen-Petersen, të cilin e falenderova për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës!”, ka shkruar tutje Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi bashkë me Petersen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme