Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Tani deputet i PDK-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se gjatë vizitës së tij në Mynih, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, ka takuar ish-sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, me të cilin tha se biseduan rreth Kosovës dhe rajonit.
“Takim me mikun e Kosovës dhe me mikun tim të veçantë John Kerry, ish-sekretar i Shtetit amerikan. Biseduam shkurt për vendin dhe rajonin dhe ish-sekretari shprehu mbështetjen për Kosovën.”, ka shkruar Hoxhaj.
Tutje, ai shkroi se në prag të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, I shprehu ish-sekretarit amerikan Kerry mirënjohjen për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës dhe popullit tonë.
“Në prag të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës dhe popullit tonë. Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti i bekoftë miqtë tanë!”, ka shkruar në fund Enver Hoxhaj./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...