Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka takuar ish-kryeministrin suedez Carl Bildt, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila ka filluar sot.
Deputeti i PDK-së, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Ai, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka takuar diplomatin dhe ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt, të cilin e falenderoi për mbështetjen e tij të madhe dhe të shtetit të tij ndaj Kosovës në rrugën e shtet-ndërtimit.
“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kënaqësi të takoj diplomatin dhe ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt. E falenderova për mbështetjen e tij të madhe dhe të shtetit të tij ndaj Kosovës në rrugën e shtet-ndërtimit.”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...