Hoxhaj takon ambasadorin italian: PDK do të vazhdojë t’i ruaj vlerat demokratike edhe nga opozita

14:47 | 18 Shkurt 2021
V. S.

Kryetari ne detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë Nicola Orlando.

Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e tij në twitter, ka treguar që në këtë takim me amabasadorin italian kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe nevojën që Kosova të ketë stabilitet institucional.

Hoxhaj ka theksuar se PDK do të vazhdojë t’i ruaj vlerat demokratike të shtetit si partia kryesore opozitare në vend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme