Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me ish-sekretarin e NATO-s, Lord George Robertson.
Hoxhaj me anë të nëj posimi në Facebook, tha se ish-sekretari bëri gjithçka për çlirimin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Edhe pas kaq vitesh vazhdon të jetë i mishëruar me fatin e Kosovës, Lord George Robertson, ish-sekretar i NATO-s, që bëri gjithçka për çlirimin tonë në një nga periudhat më kritike për Kosovën.”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai theksoi se në takim kanë biseduar për kohërat e vjetra, dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj.
Po ashtu, deputeti i PDK-së shkroi se në zyrën e tij e varur ishte edhe një pikturë e punuar nga lulëkuqet e Kosovës, e dhuruar nga nxënësit e shkollës së fshatit Poklek.
“Sot, ishte kënaqësi e madhe që e takova në Londër dhe biseduam për kohët e vjetra, dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj. Ishte ndjenjë e veçantë kur pash që në zyrën e tij është e varur një pikturë e punuar me lulëkuqet e Kosovës, e dhuruar nga nxënësit e shkollës së fshatit Poklek.”, shtoi mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?