Hoxhaj takohet me presidentin dhe ministrin e jashtëm të Malit të Zi

19:46 | 26 Prill 2023
K.B

Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj shtë takuar me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe me ministrin e jashtëm malazez Milan Roqen.

Përmes një shkrimj në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se ishin këta dy që morën vendimin për ta njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë.

“Në Podgoricë takim falenderimi me Presidentin Milo Gjukakoviq dhe me Ministrin e jashtëm Milan Roqen, të cilët morën vendimin për ta njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë dhe të cilët i besuan përherë Kosovës së lirë dhe të pavarur!”, ka shkrur Hoxhaj, derisa ka publikuar një fotografi nga takimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme