Hoxhaj takohet me ambasadorin norvegjez, flasin për situatën politike

15:46 | 28 Prill 2021
A. B.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Hoxhaj ka pohuar se në takim me ambasadorin norvegjez kanë kemi diskutuar rreth situatës aktuale politike në vend.

“Në këtë takim, folëm për temën e dialogut Kosovë – Serbi, ku potencova se marrja e të gjitha përgjegjësive në këtë proces nga ana e qeverisë duhet të ndodhë dhe të ketë një transparencë të plotë për të gjitha zhvillimet në Bruksel. Po ashtu, diskutuam me ambasadorin për situatën e rënduar shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia dhe ecjen e PDK-së si partia më e madhe në opozitë në kuptim të profilizimit të saj, hapjes, opozitarizmit dhe sjelljen politike në raport me shtetndërtimin”, ka thënë Hoxhaj. /arbresh.info/

Gjatë ditës kam takuar ambasadorin norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, me të cilin kemi diskutuar rreth situatës…

Posted by Enver Hoxhaj on Wednesday, 28 April 2021

Të ngjashme