Hoxhaj takohet me ambasadorët e Sllovenisë dhe Kroacisë në Kosovë

12:35 | 22 Janar 2018
M. A.

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me Ambasadorin slloven në Kosovë, Bojan Bertoncelj si dhe me ambasadoren e Kroacisë në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanoviç.

Hoxhaj përmes llogarisë së tij në Twitter, ka njoftuar se ky takim ishte në kuadër të diskutimeve për raportet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Sllovenisë, transmeton lajmi.net.

Ai u shpreh i lumtur për mbështetjen e shtetit slloven, duke potencuar që këto raporte dhe bashkëpunimi i ngushtë mes këtyre dy shteteve do të zgjerohet edhe në vitin 2018.

Gjatë ditës së sotme Hoxhaj është takuar edhe me ambasaodoren e Kroacisë ku është shprehur falënderues për mbështetjen e shtetit kroat.

Hoxhaj ka bërë të ditur që në takimin me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç, është diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme