Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, duke thënë se liria e mendimin, puna profesionale e medieve dhe gazetaria nuk mund të ndalen me dhunë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj tha se sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit Visar Duriqi është i papranueshëm, qyqar dhe që godet drejtpërdrejt lirinë e demokracinë e shtetit tonë të ngritur me shumë mund.
Tutje Hoxhaj thotë se çdo herë ka çmuar punën profesionale të Visarit në shumë tema hulumtuese dhe të ndjeshme.
Hoxhaj ka shprehur mbështetjen dhe solidarizimin e tij me Visar Duriqin, dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente që të veprojnë për t’i nxjerrë sa më parë aktorët e këtij sulmi para përgjegjësisë.
Lexoni statusin e plotë:
Liria e mendimit, puna profesionale e mediave dhe gazetaria nuk mund të ndalen me dhunë asnjëherë. Sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit Visar Duriqi është i papranueshëm, qyqar dhe që godet drejtpërdrejt lirinë e demokracinë e shtetit tonë të ngritur me shumë mund. Çdo herë e kam çmuar punën profesionale të Visarit në shumë tema hulumtuese dhe të ndjeshme.
Duke shprehur mbështetjen time dhe solidarizimin me Visarin, u bëj thirrje organeve kompetente që të veprojnë për t’i nxjerrë sa më parë aktorët e këtij sulmi para përgjegjësisë.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...