Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në seancën ku po diskutohet për demarkacionin ka thënë se kjo temë është diskutuar mjaft shumë në të gjitha forumet politike dhe në kuvendin e Kosovës.
“E dimë edhe përmbajtjen e projektligjit, edhe punën e komisioneve, sikurse edhe dallimet që deri më tani dihen jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë. Debati për këtë temë ka vazhduar e prapë mund të vazhdoj derisa të shterohet. Sot i kem dy pritja, njëra është që sot shumica e deputetëve jo vetëm të koalicionit qeverisës por edhe të opozitës do ta votojnë këtë marrëveshje dhe do ta shndërrojnë këtë seancë në një pikë kthese për Kosovën. Por sa dëgjova kolegët e mi ka edhe një pritje tjetër që kjo marrëveshje të mos kaloj”, ka thënë ai.
Sipas tij deklarata e dy presidentëve mundëson të korrigjohet çdo gabim që është lëshuar.
“Nëse publikisht është kërkuar të rishihet çështja e Çakorrit dhe Kullës edhe ne jemi të interesuar që kjo të ndodh. Po përtej kësaj është arritur edhe një lloj koncensusi politik në mes të partive që janë në Qeveri dhe falë qëndrimit që ka LDK, por ky koncensus mund të jetë i plotë nëse ka bashkëpunim edhe me partitë tjera”, ka thënë ai duke shtuar se sot nuk duhet lëshuar sallën pa e votuar marrëveshjen.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...