Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka thënë se sot është ditë e madhe për shqiptarët, pasi Shqipëria niset sot drejt Brukselit për të hapur zyrtarisht negociatat.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se kjo ditë shprese duhet kremtuar nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.
“Ditë e madhe për shqiptarët! 🇦🇱🇽🇰 Sot Shqipëria niset drejt Brukselit për të hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në familjen evropiane. Kjo ditë shprese duhet kremtuar nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Kjo ngjarje është hap i madh dhe fillimi i jetësimit të ëndrrës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.”, ka shkruar nënkryetari i Kuvendit, ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj. /arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...