Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje dhe t’i votojnë përfaqësuesit shqiptarë atje.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se gjatë ditës aë djeshme dhe sot, ka biseduar me miqtë e tij në Luginë të Preshevës dhe si nënkryetar i Kuvendit u ka bërë thirrje të dalin dhe të votojnë.
“Dje dhe sot kam biseduar me shumë miq në Luginën e Preshevës dhe si Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës kam kërkuar nga ata, që jo përçarja, por bashkimi, jo bojkoti, por votimi sa më masiv për përfaqësues shqiptarë atje i jetëson idealet e tyre, të Kosovës dhe çdo shqiptari rajon! Dilni dhe votoni!”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...