Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e thellë për shkak të glorifikimit sistematik që po u bëhet kriminelëve serbë të luftës nga ana e Serbisë.
Hoxhaj ka thënë për Reuters, se Qeveria e Kosovës është tejet e shqetësuar me këto veprime, dhe se si kriminelët e luftës janë rehabilituar në pozita të lartë shtetërore, të sigurisë dhe të edukimit.
“Jemi tepër të shqetësuar nga glorifikimi sistematik dhe rehabilitimi që u është bërë në institucionet më të larta kriminelëve të luftës nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Hoxhaj për Reuters.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj po ashtu ka theksuar një shqetësim tjetër të Kosovës, atë të mungesës së reagimeve të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me rastet kur lartësohen kriminelë lufte nga liderët e Serbisë.
Edhe aktivistja e të drejtave të njeriut në Serbi Natasha Kandic ka reaguar ndaj këtyre veprimeve të qeverisë së Serbisë, duke e konsideruar si lojë të rrezikshme dhe fund të çfarëdo vizioni për integrim evropian, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal.
Nga ana tjetër, zyra e BE-së në Beograd nuk u është përgjigjur pyetjeve të Reutersit në lidhje me këtë temë, ndërsa edhe zyra e ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka refuzuar të komentojë.
Reagimet kanë ardhur pasi ministri Vulin ka lartësuar një kriminel të dënuar të luftës, duke e cilësuar njeri të guximshëm, për të cilin ka thënë se është krenar. Vetë Vulin ka qenë pjesë e qeverisë në kohën e Millosheviqit, i cili konsiderohet si kasapi i Ballkanit, për shkak të shumë viktimave të dala nga konfliktet e nisura pikërisht nga Millosheviqi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...