Hoxhaj: Shpresojmë që Lista Serbe do t’i bashkohet PAN-it (VIDEO)

11:45 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha sot se koalicioni PAN do të ketë numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit më 3 gusht.

Ai tha se shpreson që Lista Serbe do t’i bashkohet PAN-it për formimin e Qeverisë.

“Unë shpresoj që këta do të jenë pjesë e koalicionit së bashku me PAN-in. Z Veseli dhe Haradinaj kanë pasur disa takime me përfaqësues te Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera”, ka thënë Hoxhaj.

Pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, Hoxhaj tha se PAN-i është shumica parlamentare dhe se ata e kanë të drejtë që të propzojnë kryetarin e Kuvendit dhe mandatarin e Qeverisë, shkruan arbresh.info.

“Ne do të kemi numra të mjaftueshëm për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe nga ana jonë kandidati më i preferuar është Kadri Veseli por pritni më 3 gusht pasi me këtë datë fjalët që ne themi do të shndërrohen në realitet. Në jetën politike ka fakte dhe ka interpretime mbi fakte. Faktetet janë që koaklicioni PAN e ka shumicën për ta propozuar kryetarin e Kuvendit. Ne jemi shumica parlamentare dhe ne kemi të drejtë ta propozojmë kryetarin e Kuvendit dhe mandatarin e Qeverisë”, ka thënë Hoxhaj./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme