Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cenon sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve

11:14 | 30 Nëntor 2024
Q L

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc.

Ai tha se shpërthimi në kanalin ujor në Zubin Potok është akt i papranueshëm që cenon sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shkruan Arbresh.info.

“Shpërthimi në kanalin ujor në Zubin Potok është një akt i papranueshëm që cenon sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve tanë. E dënoj fuqishëm këtë akt kriminal dhe të zgjidhet sa më shpejt nga organet kompetente”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme