Hoxhaj: Shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake, instrument i politikës së jashtme serbe

13:54 | 10 Mars 2022
V. S.

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka reaguar pas propozimit në rezolutën e BE-së, e cila do të diskutohet nesër nga eurodeputetët, propozon që të dënohet Serbia, e cila siç thuhet në dokument, së bashku me Rusinë dhe Kinën eksporton armë në atë vend aziatik.

“Atë çfarë e kam thënë për shumë vite sa kam qenë në Qeveri në takim me ndërkombëtarët, sot po e konfirmon Bashkimi Evropian. Shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake ka qenë instrument i politikës së jashtme serbe për disa dekada! Kjo ka ndodhur në koordinim të ngushtë me Rusinë dhe Kinën, kundër Perëndimit globalisht dhe kundër Kosovës në Ballkan! Ky është boshti gjeopolitik i Serbisë, boshti i së keqes!”, ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme