Hoxhaj: Shëmti sesi po trajtohen mësimdhënësit nga Qeveria

19:38 | 1 Shtator 2022
E.H

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj Qeverisë për ngjarjet e fundit ndaj sindikalistëve dhe mësimdhënësve për grevën e tyre, duke thënë se është shëmti se si po trajtohen mësimdhënësit nga Qeveria Kurti.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka përmendur kohën sa ishte Hashim Thaçi kryeministër i Kosovë, ku tha se ishte e vetmja herë atëherë që u ngritën pagat e mësimdhënësve.

“Se çfarë edukimi ofrohet në shkollë, ka të bëjë me atë se sa është i kualifikuar dhe i motivuar mësuesi! Tani, është turp dhe shëmti sesi mësimdhënësit sot po trajtohen politikisht dhe financiarisht nga Qeveria. Nuk ka vullnet as për dialog me mësimdhënësit dhe as që të dëgjohet zëri i tyre! “, ka shkruar Hoxhaj.

Ai, tutje ka thënë se asnjëherë askush nuk ka mundur t’ua mbyllë dyert mësuesve në Kosovë dhe se “është jetike për ta, nxënësit dhe prindërit, të hapen dyert e dialogut!”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme