Hoxhaj: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur dhe i rregulluar marrëdhëniet me Kosovën

11:03 | 11 Maj 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj tha se e falënderon Jovanovićin i cili si një politikan serb ka pikëpamje të mira dhe qasjen e tij ndaj dialogut dhe marrëdhënieve Kosovë -Serbi.

Ai tha se Serbia tregoj më së miri se sa pro Evropës është kur bllokoj qytetarët e Kosovës pikërisht në ditën e Evropës.

“Ky debat po ndodh në një kohë kur para disa ditësh pikërisht në Ditën e Evropës Serbia morri dy vendime të cilat ishin total kundër Evropës ku ndaloj sportistët dhe deputetet e Kosovës. Ka parime mbi atë se si do të duket faza e fundit mes Kosovës dhe Serbisë por edhe pritjet rreth qëllimeve të dialogut. Deri tash janë arrit shumë marrëveshje të cilat për nga zbatimi janë të pakta edhe përkundër që janë marrëveshje të shumta. Problemi mes dy shteteve nuk a qenë se a do të njihen dokumentet e udhëtimit dhe shkollimit por problemet ka qenë mbi hemogjenimin serb ndaj Kosovës”, tha Hoxha, raporton arbresh.info.

Hoxhaj ka thënë se marrëveshja për asociacionin ishte një kompromis i dhimbshëm

“Ne jemi duke u munduar qe brenda vetës të gjejmë një konsensus për përfundimin e dialogut. Termat e politikes së jashtme janë shndërruar tema të politikës së brendshme. Marrëveshja për asociacionin është një kompromis i madh dhe i dhimbshëm është asht i madh që duhet ta përpin Kosova por edhe ka ndarë partitë ne vendin tonë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se ne këto 10 vitet e fundit rajoni është shndërrua në një gjah politik nga Rusët dhe Rajoni.

“Kur flasim për fazën finale ndërmjet dy shteteve pritja e vetëm është njohja e ndërsjella. Ajo çka ka ndor Serbia dhe Vuqiqi është njohja e ndërsjellë ndërsa anëtarësimi i Kosovës në OKB është vendim i tjetër kujt e jo i Serbisë dhe në kërkojmë qe mos të na pengojnë në këtë drejtim. Duhet të mendojnë se si të arrijnë një marrëveshje për te ndryshuar gjerat. Serbia duhet të di se nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur dhe i rregulluar marrëdhëniet me Kosovën”.
Ai tutje ka shtuar së ” ne pritjet tona nga bisedimet është një marrëveshje për njohje të ndërsjellët nga Serbia”, kjo është ajo qysh e shih unë dialogun. Faza në të cilën po hyjmë është një faze e vështir por varet shumë edhe nga spektri ndërkombëtar i cili po ndryshon dhe mund ta përcakton edhe shpejtësinë edhe rezultatet e dialogut tha Hoxhaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme