Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka thënë se sakrifica e Adem Jasharit dhe familjes së tij janë shembulli që i flet gjithë botës se sa e çmon lirinë populli i Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se Kosova sot kujton familjen Jashari dhe të gjitha familjet që nuk kursyen jetën e tyre, shkruan Arbresh.info.
“Sakrifica e Adem Jasharit dhe familjes së tij janë shembulli që i flet gjithë botës se sa e çmon lirinë populli i Kosovës. Sot, Kosova i kujton familjen Jashari dhe të gjitha familjet që nuk kursyen jetën e tyre që ne ta jetojmë lirinë dhe shtetin tonë sot e përgjithmonë”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...