Google ADS

Hoxhaj reagon pas sulmit terrorist në Vjenë: Ndjekim situatën me vëmendje, lutemi për popullin austriak

22:46 | 2 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ish-ministri i Jashtëm dhe njëkohësisht nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas sulmit që ka kapluar qendrën e Vjenës së Austrisë.

Të shtënat me armë u raportuan afër sinagogës Stadttempel në Schëedenplatz, një nga sheshet kryesore në kryeqytetin austriak.

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, tani deputet dhe anëtar i kryesisë së PDK-së, ka shkruar në Twitter se shpreson më të mirën për popullin austiak.

“Lajme të tmerrshme nga Vjena. Lutem për shokët e mi përderisa e ndjek situatën me vëmendje dhe shpresoj për më të mirën për popullin austriak.”, ka shkruar Hoxhaj.

Vjena në alarm, pas sulmit me disa të vrarë, raportohet një pengmarrje

Sulmi në qendër të Vjenës, vdes njëri prej sulmuesve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme