Hoxhaj reagon ashpër për parullës raciste kundër Kosovës: Turp! 

22:22 | 12 Shtator 2023
E.G

Nënkryetrai i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për parullën raciste të tifozëve rumunë ndaj Kosovës në ndeshjen Kosovë-Rumani.

Me anë të një postimi në platformën X (Ish-Twitter) ka shkruar se ndërprerja e Rumanisë e ndeshjes me Kosovën jo vetëm që nxjerr në pah prezencën e racizmit ndaj skuadrës së Kosovës, por, siç u shpreh ai, nënvizon edhe politikën e dyshimtë të mosnjohjes që e ka pozicionuar Rumaninë më afër Rusisë dhe jo Perëndimit për gati 2 dekada, shkruan Arbresh.info.

“Ndërprerja e Rumanisë e ndeshjes me Kosovën jo vetëm që nxjerr në pah prezencën e racizmit ndaj skuadrës së Kosovës, por nënvizon edhe politikën e dyshimtë të mosnjohjes që e ka pozicionuar Rumaninë më afër Rusisë dhe jo Perëndimit për gati 2 dekada. Turp!”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme