Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka marrë pjesë në përvjetorin e nëntë të themelimit të Universitetit të Prizrenit, njëherësh 55 vjetori i hapjes së Shkollës së Lartë Pedagogjike.
Hoxhaj tha se Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, rritja dhe profilizimi i tij tregon qartë se vendimi i marrë në vitin 2009, për themelimin e këtij universiteti ka qenë i drejtë dhe i qëlluar.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj foli edhe për aktualitetin politik në Kosovë, duke thënë se me përmbylljen e temës së demarkacionit të mërkurën, do t’i hapet rruga lëvizjes së lirë përmes liberalizimit të vizave.
Ai tha se pjesa e shoqërisë që do të përfitojë më së shumti nga liberalizimi i vizave do të jenë të rinjtë, e sidomos studentët të cilët do të kenë mundësi të dalin, të studiojnë dhe ta shohin botën, dhe pastaj t’i aplikojnë njohuritë e tyre për zhvillimin e vendit tonë.
“Përmbyllja e demarkacionit këto ditë, do t’i hapë rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Nuk kam dyshim se përfituesit më të mëdhenj do të jenë të rinjtë, të cilët do të kenë mundësi të dalin ta shohin botën, të studiojnë dhe të kthehen për t’i aplikuar njohuritë e tyre në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve.
Hoxhaj foli edhe për dekadën e dytë të shtetësisë së Kosovës, ku theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, duke shtuar se kjo varet shumë edhe nga angazhimi dhe puna në cilësinë e arsimit dhe universiteteve që kemi.
Hoxhaj ka shprehur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për Universitetin e Prizrenit, dhe është zotuar se do të angazhohen për cilësi më të madhe që universitetet e Kosovës të jenë konkurruese me universitetet evropiane.
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban