Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka mirëpritur propozimin e kryeministrit Edi Rama mbi një draft të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ai madje thotë se këtë draft e ka parë, megjithatë, të njëjtin ka refuzuar t’a komentojë.
Këtë hap të Ramës, Hoxhaj e ka cilësuar si “të rëndësishëm dhe të mirë”.Ai tha se shpreson se këtë dokument do ta arrijë në Kuvendin e Kosovës për diskutim të mëtutjeshëm.
Hoxhaj se pret nga Kurti që t’i pranoj kërkesat e ndërkombëtarëve. Ai tha se e çmon kontributin e shteti shqiptarë, e që sipas tij, iniciativa e kryeministri Rama duhet ta ketë mbështetje në Kosovë.
“Ne si PDK jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Së dyti mendoj që Kurti do të duhej të ju thotë po këtyre tri kërkesave që i kanë partneret tanë amerikanë, ky është qëndrimi im, nuk flas në emër të PDK, flas si nënkryetar Kuvendi”, tha ai.
“Së pari unë e përshëndes dhe e çmoj shumë kontributin e kryeministrit Rama dhe Shqipëria natyrisht që ka pasur rol në të kaluarën dhe duhet të ketë edhe sot në tejkalimi e situatës. Së dyti Asociacion nuk është një shpikje e kryeministrit Rama është një obligim nga viti 2013 për të cilin unë kam qenë edhe në atë kohë që të krijohet. Nëse do të krijohen në 2013 në 2023 nuk do t’i kishin këto problem që i kemi sot. Kurti e ka pranuar Asociacion në pikën e shtatë me një paketim të ri vetëmenaxhim. Dhe në pikëpamjen time si nënkryetar i Kuvendit mendoj që iniciativa e kryeministri Rama duhet ta ketë mbështetje në Kosovë”.
“Ajo se çfarë do të do të duhej që ka një procedurë të qartë nga marrëveshja e viti 2013 dhe 2015 se si do të duhej të hartohej statusi i Asociacionit të komunave. Unë mendoj që Rama me propozimin e tij po bënë përpjeke që t’i mbush interesat e shteti të Kosovës në një kohë që është kritike dhe assesi që t’i dëmtoj këto interesa. Frika ime është që mënyra se si Kurti është duke menaxhuar situatën në veri të vendit ne mund të lëvizim drejtë një protektorati të plotë i cili si produkt mund të ketë një autonomi territoriale”, tha ai./eo
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...