Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër të ardhshëm, Enver Hoxhaj, është pritur në takim nga kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
I shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, në takim me Ruçin kanë diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë që duhet ta kenë Kosova dhe Shqipëria në përballjen me rreziqet e jashtme, shkruan arbresh.info.
Në këtë takim u diskutua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë në vitin 2021 në raport me sfidat dhe interesat shqiptare në rajon.
“Interesat shqiptare në Ballkan nuk kanë qenë asnjëherë më të rrezikuara në rajon dhe vetëm me një kohezion e bashkëpunim të ngushtë mund të tejkalohen”, ka thënë Hoxhaj në takim me Ruçin.
Kryeparlamentari shqiptar e ka siguruar kryun e PDK-së për mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat.
Ai e ka uruar Hoxhajn për kandidimin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës dhe për ndihmën e vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën./arbresh.info/
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...