Situata politike në Kosovë vazhdon të jetë e tensionuar, pasi ende forcat politike nuk kanë rënë dakord për zgjedhjen e presidentit të ri pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili është duke u gjykuar nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë.
Ndërkohë që Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për të qenë president i Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës e ka refuzuar kategorikisht kandidaturën e tij. Kjo pasi, sipas Enver Hoxhajt, nuk është presidenti i duhur për Kosovën.
“Ne jemi në një situatë të brendshme shumë të përçarë dhe në të njëjtën kohë interesi për Kosovën dhe mbi Kosovën po humbet çdo ditë”, shprehet Hoxhaj gjatë intervistës për Euronews Albania.
Ai thotë se nëse PDK do të jetë pjesë e një marrëveshjeje për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovë, atëherë emri duhet propozuar nga ata.
“Ata duhet të na japin ne një shans pas largimit në mënyrë të dhunshme të z. Thaçi. Nëse dikush i kërkon votat PDK-së atëherë do të duhet që të ketë edhe propozimin nga PDK-ja. Ne do propozojmë dikë që mund të jetë anëtar i kryesisë apo mund të jetë deputet i parlamentit të Kosovës apo një anëtar i ri i partisë”, thotë Hoxhaj.
I pyetur nëse PDK-ja ka marrë ftesë direkte apo indirekte për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës, Hoxhaj u shpreh se deri më tani nuk ka marrë asnjë ftesë.
“Deri më tani nuk kemi pasur ftesë dhe nuk kemi pasur interes që të kemi ftesë. Ne kemi shprehur interes, që ta ndihmojmë Kosovën mes kryetarit të LDK-së z. Mustafa që të ftojë partitë politike në një tryezë të konsensusit nacional për të zgjedhur presidentin”,-thotë ai.
Lëvizja Vetëvendosje pas fitores së zgjedhjeve në Podujevë janë shprehur të gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por kryetari i PDK-së shprehet se ata akoma nuk kanë marrë një ftesë nga kjo lëvizje për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. “Ne i themi të na e bëjnë ftesën dhe ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme”, rrëfen ai.
Një nga zhvillimet e fundit që ka ndodhur në politikën botërore është fitorja e Joe Biden në garën për president në SHBA që Hoxhaj e konsideron një zhvillim pozitiv. “Mendoj që ka qenë lajmi më i mirë për Kosovën në vitin 2020 dhe jam i sigurt që Ballkani do jetë prioritet në politikat e jashtë me të Amerikës”, shprehet Hoxhaj.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...