Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për European Western Ballkans (EWP) ka folur mbi ngjarjet e fundit në Kosovë, çështjen e ratifikimit të Demarkacionit dhe marrëdhëniet me Serbinë.
“Është e padrejtë që qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon të cilët nuk mund të lëvizin lirshëm. Kosova është duke punuar shumë për t’i siguruar votat e duhura dhe për të ratifikuar Demarkacionin me Malin e Zi, e që është kusht kryesor për heqjen e vizave”, thotë ai.
Hoxhaj thotë se krahas arritjeve, Kosova po përballet me vështirësi dhe pengesa të mëdha në rrugën e saj Europiane, transmeton lajmi.net.
“Me shumë vështirësi, ne kemi arritur që të bëhemi pjesë e disa organizatave ndërkombëtare. Gjatë vitit të kaluar kemi zgjeruar bashkëpunimin me NATO-n dhe shpejt po presim që FSK-ja të transformohet në Ushtri të Kosovës. Megjithatë janë pesë vende të Evropës që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë dhe kjo paraqet pengesë për ne. Gjithashtu Serbia e përkrahur edhe nga Rusia është duke punuar kundër interesave të Kosovës, duke interferuar në shtetet e Evropës Përendimore, është e rëndësishme që të gjitha vendet e Ballkanit të anëtarësohen në BE, mirëpo duhet të jemi të kujdesshëm ndaj qëllimeve të Rusisë dhe Serbisë” shtoi Hoxha.
Hoxhaj foli edhe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ku potencoi se të dy vendet po presin nënshkrimin e një marrëveshje juridikisht obliguese, që do të thotë njohje reciproke mes dy vendeve.
“Ne po presim nënshkrimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme më Serbinë, marrëveshje kjo që do të sillte njohjen reciproke dhe pranimin në Kombet e Bashkuara, në një afat kohor prej dy vitesh” përfundoi Hoxhaj.
Ndryshe, Zëvendëskryeministri Hoxhaj është duke qëndruar në një vizitë dyditore në Izrael, ku me një ftesë të posaçme është duke marrë pjesë në forumin e gjashtë kundër antisemitizmit./Lajmi.net/
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...