Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar Ukshin Hotin në 22 vjetorin e zhdukjes së tij, duke thënë se Kosova nuk do të jetë asnjëherë e plotë pa zbardhjen e fatit të tij.
Tutje Hoxhaj tha se familja e Ukshin Hotit tash e 22 vjet pret një lajm për të e Kosova frymon nën ankth, ndërsa imazhin e fundit shokët e tij e kujtojnë deria ai po bënte “hapat e lirisë” nga burgu i Dubravës.
“Nga ajo ditë – asgjë. Asnjë përgjigje nga shteti serb nga e diela e 16 majit të vitit 1999 e deri në këtë të diel të vranët të vitit 2021”.
“Atdhetari që nuk u dha kurrë, as nën trysninë e torturave të kriminelëve serbë nëpër kazamate, vazhdon të mbetet plaga jonë e hapur e lirisë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit