Ish-kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka kujtuar momentin e marrjes së lajmit për ngritjen e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish- kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Një vit pas, Hoxhaj thotë se ishte tronditës momenti kur ka marrë lajmin për ngritjen e aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkruan arbresh.info.
Ai thotë se shumë pak persona në PDK e dinin këtë lajm dhe e mbajtën ne mirëbesim
“Në ditën e sotme, një vit më parë, mora lajmin më të pabesueshëm në jetën time. Ngritja e aktakuzës ndaj ish-Presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit Veseli me bashkëluftëtarë ishte tronditëse! Edhe sot, ende, ata po mbahen padrejtësisht në Hagë. Besoj në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë, të cilës i prinë! Krerët e
UÇK-së nuk janë thyer në luftë e nuk do të thyhen as në Hagë”, shkruan Hoxhaj.
Në çdo betejë, Hoxhaj thotë se ata kanë dalë fitimtarë dhe faqebardhë.
“Atë natë, shumë pak persona në PDK e morëm vesh lajmin, e mbajtëm në mirëbesim, deri në momentin kur dy miqtë e mi, Hashimi e Kadriu, e vendosën se duhet të njoftohen edhe qytetarët e Republikës, për të cilën vazhdojnë të mos e kursejnë veten! E kujtoj atë si natën më të vështirë ndonjëherë”, shkruan Hoxhaj.
Ndryshe, Hashim Thaçi dhe dorëheqje nga posti i Presidentit të Kosovës, pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.
Lajmin e kishte bërë të ditur vetë Thaçi në një dalje për mediat.
“Para pak çastesh jam informuar nga njerëzit kompetentë se gjykatësi i dhomave të specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Unë jam i gatshëm për të bashkëpunuar ngushtë me drejtësinë dhe që nga ky moment jam në dispozicion. Nuk do të lejoj që para gjyqit të dal presidenti i Kosovës, prandaj për të mbrojtur integritetin e presidentit dhe shtetit, unë sot jap dorëheqjen nga pozita e presidentit”, kishte thënë Thaçi.
Ai u kishte bërë thirrje qytetarëve për maturi, qetësi dhe unitet.
“Të qëndrojmë të bashkuar, kjo është ajo që garanton suksesin tonë; Kosova e lirë, shtet i të gjithëve. Kjo nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim – do të shihemi prapë, do të dalim faqebardhë”.
Më 24 prill të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një propozim-aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë “krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura”.
Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.
Postimi i plotë:
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...