Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar veprimet e policisë së Serbisë në pikën kufitare me Kosovën, me ç’rast iu ndalua hyrja në Serbi profesorit shqiptar nga Bujanoci, Hivzi Islamit.
Hoxhaj tha se ky është një rekord i ri i shtypjes sistematike që po u bën Serbia shqiptarëve atje, duke ua mohuar të drejtat dhe liritë.
Ai tha se tha se ndalimi pa shpjegim për t’u kthyer në shtëpi që iu bë profesorit Islami, është përpjekje e re e Serbisë për të mbjellë frikë tek shqiptarët që jetojnë atje.
“Represioni sistematik i shqiptarëve që jetojnë në Serbi prek një rekord të ri të dhunimit të lirive dhe të drejtave të tyre. Me qëllim të përhapjes së frikës, Serbia bllokon kthimin e qytetarëve në shtëpi, siç e bën edhe sot me profesorin Hivzi Islami nga Bujanoci, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Artit”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter./arbresh.info/
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...