Hoxhaj për ligjin e gjuhëve: E arritur historike

20:15 | 14 Mars 2018
M. A.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur lajmin për miratimin në Kuvendin e Maqedonisë, të ligjit për gjuhët, me ç’rast gjuha shqipe bëhet njëra nga gjuhët zyrtare të Maqedonisë.

Hoxhaj ka uruar shqiptarët e Maqedonisë, duke e quajtur këtë ligj një të arritur historike në garatimin e të drejtave të tyre në këtë shtet.

“Një e arritur historike për shqiptarët miratimi i ligjit për gjuhët në Maqedoni. Një hap i mbarë drejt garantimit së të drejtave të shqiptarëve atje, dhe njëkohësisht drejt forcimit të demokracisë dhe rrugës evropiane të shtetit tonë mik, Maqedonisë. Urime”, ka shkruar Hoxhaj.

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni sapo është votuar në Parlamentin e Maqedonisë. Lajmin sapo e ka kumtuar edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme