Në një intervistë për Arbresh.info, nënkryetari dhe deputeti Enver Hoxhaj, ka folur për tri kushtet e të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, atij të ShBA-së, dy kërkesat e kryeministrit Albin Kurti, qasjen e shefit të ekzekutivit ndaj situatës në katër komunat veriore, si dhe dy kërkesat e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja komunale atje, që pritet të mbahen shumë shpejt.
Arbresh.info: Tri kushtet e Lajçakut dhe Escobarit për kryeministrin Albin Kurti, si i komentoni?
Enver Hoxhaj nga PDK: Unë nuk jam ai i cili duhet të bëj analizë por një gjë mund ta them, nëse z. Kurti vitin e kaluar e ka ditë që ka një plan franko – gjerman dhe me 27 shkurt i ka dhanë po këtij plani franko – gjerman, dhe me 18 mars e ka pranuar aneksin për ta zbatuar këtë plan, dhe qëllimi i planit ka qenë të ri integrohet veriu i Kosovës, dhe tash debati është 3 kushtet, 8 pikat e BE-së, dhe mendoj që gjithë kjo nuk ju shkon interesit nacional të Kosovës.
Nëse dikush mendon që se në veri të vendit zotëri Kurti me këtë qasje po fuqizon sovranitetin duhet ta dijë që është e kundërta, është duke e dorëzu sovranitetin e Kosovës. Unë e kam thënë në nëntorin e vitit të kaluar në Kuvend të Kosovës që tërheqja e komunitetit serb nga institucionet politike nga Komunat nga pozitat e kryetarit të Komunës nga asambletë komunale nga prokuroria, nga Gjyqësia, nga Policia, ky bojkot ka qenë i dëmshëm dhe nëse bojkoti ka filluar në nëntor ndaj institucioneve, çfarë po ndodh tash aktualisht është një bojkot i projektuar, natyrisht nga Serbia e cila ka pretendime territoriale dhe e tëra kjo nuk i shkon interesit shtetëror të Kosovës dhe rezonit shtetëror të Kosovës.
Çfarë do të bënë zotëri Kurti është punë e tij por kjo sjellje e tij është e pa përgjegjshme.
Arbresh.info: Dy kërkesat e kryeministrit Kurti drejtuar ndërkombëtarëve për normalizim dhe qetësim të situatës në tri komunat e Kosovës, si i shihni?
Enver Hoxhaj nga PDK: Mendoj që, natyrisht që zotëri Kurti, e ka mbështetjen tonë të plotë për ta zgjeruar sovranitetin e Kosovës në veri të vendit, për të zbatuar ligjin në veri të vendit, por qytetarët e Kosovës duhet ta din që ne nuk kemi dallime me zotërin Kurti në këtë temë, sa i takon zgjerimit të sovranitetit. Ne kemi problem se ajo po dështon, ai e kishte politikën e targave e cila u kthye bumerang për Kosovën, ai e kishte planin franko – gjerman i cili u kthye në humbje të madhe për Kosovën, se u largua nga tavolina njohja e ndërsjellët, ai organizojë zgjedhje lokale e cila është kthyer bumerang për Kosovën, se ata të cilët janë zgjedhur nuk po munden me u kthye në ndërtesat komunale, prandaj debati i tij për banditë në veri, për grupe të cilët janë milici fashiste për të cilët pajtohem është debat të cilin mund të apelon dikush me mendje e në zemër. Por, mendoj që duhet të sheh se si të koordinohet me partnerët tanë që ne ta ruajmë tërësinë territoriale që ta rikthejmë këtë pjesë të Kosovës, dhe duhet të jetë serioz. Kështu që nuk e kam ndërmend të merrem me deklaratat e zotëri Kurti, a u ngrit flamuri i Kosovës në këtë ndërtesë, a u arrestua ky bandit apo ai bandit, me që gjitha këto nuk çojnë peshë. Ajo se çfarë çon peshë është që Kosova është në rrezik, situata është serioze dhe zotëri Kurti duhet të jetë i përgjegjshëm nëse i ka thënë po marrëveshjes. Nëse është qëllimi që të ketë vetëm një zotim formal dhe mos të ndodh asgjë në terren atëherë kjo është situatë tjetër.
Arbresh.info: Qasja e kryeministrit Kurti për situatën në veri dhe menaxhimi i saj ku mund të çoj procesin dhe fatin e Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, brenda Kosovës, e shkëmbyer apo me menaxhim që çon në autonomi?
Enver Hoxhaj: Unë nuk dua që të përdori etiketa të cilat ia ngjesin një procesi emrin në mënyrë të gabuar. Mendoj që Kosova do të ishte e përgjegjshme ta zbaton atë Asociacion të Komunave të cilin ne e kemi nënshkruar në vitin 2013, i cili do të ri integronte këtë pjesë të Kosovës, po të mos kishte polarizime, të mos kishte dhunë në Kuvendin e Kosovës, sot, situata do të ishte komplet tjetër dhe ajo se çfarë ka pranu zotëri Kurti si pikë të 7’të të marrëveshjes në Bruksel dhe në Ohër përbën për neve një shqetësim serioz me që këtu është fjala për një autonomi politike dhe territoriale paralele ndaj shtetit të Kosovës, por për kundër kësaj nëse ky është i vendosur dhe është kreativ dhe koordinohet me partnerët mund të ofrojë në zgjidhje që të ruhet tërësia territoriale dhe mos të dëmtohet funksionaliteti i shtetit të Kosovës. Por, kjo varët krejt prej asaj se ai beson dialogut dhe unë mendoj që dilemën kryesore që e ka ky vend që qytetarët i besojnë zotëri Kurtit për dialog por zotëri Kurti nuk i beson vetës në dialog dhe nuk i beson dialogut dhe qëllimit që mund t’i ketë dialogu dhe ky është një problem serioz.
Arbresh.info: Po ashtu kemi kërkesa nga Lista Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje, janë dy. Ajo për tërheqjen e Njësisë Speciale nga veriu dhe fillimin e themelimit të Asociacionit, si e shihni dhe a duhet plotësuar këto kushte?
Enver Hoxhaj: Unë nuk du të hy në mes të asaj se çfarë thotë Lista Serbe se cili duhet të jetë kushti i parë për të plotësuar dhe çfarë thotë zotëri Kurti se cili duhet të jetë kushti i parë të plotësohet se mandej se kjo logjikë nuk zgjedh asgjë. Ju po e shihni në gjashtë e fundit që kjo logjikë ka bë që në veri të vendit mos të ketë shtet mos të ketë institucione të Kosovës, të ketë kolaps të shtetit të Kosovës, dhe nëse kjo ka ndodh me 4 ose 5 nëntor të vitit të kaluar, çfarë po ndodh tash është një bojkot i një shoqërie ndaj shtetit të Kosovës, natyrisht me udhëheqje të Serbisë, natyrisht me bandat e Vuçiçit, natyrisht me politikë të dëmshme të Vuçiçit dhe debati në veri nuk është për atë se kush i udhëheqë politikisht në katër komuna. Debati në veri është se si këto komuna të shndërrohen në etnitete territoriale për ambicie territoriale të Serbisë, e cila çdo herë ka pasur ambicie në Kosovë për territor e jo për njerëz. Prandaj edhe debati se cila kërkesë duhet të jetë e para, e dyta apo e treta mendoj që është jo e domosdoshëm. Çfarë është e domosdoshme që planin për zbatim në Ohër, duhet të zbatohet. Marrëveshja ka qenë të zbatohet nga pika e parë deri te pika e fundit dhe këto 8 pikat e bashkimit evropian dhe këto 3 kërkesat e amerikanëve duhet të merren në konsiderim. Me mënyrën se si është ka sillet zotëri Kurti, është duke i dëmtuar edhe pritjet që i ka pasur Kosova që ndoshta të bëhet që shtet anëtar i partneritetit për paqe. A mendoni ju që dikush brenda natës pas kësaj që ka ndodhur në veri mas komunikimit ndërkombëtar që ka zotëri Kurti do ta merr seriozisht ndonjë kërkesë të Kosovës, për tu bërë pjesë e partneritetit për paqe. Krejt çka mund të krenohet zotëri Kurti është që e kanë vendosur në rend të ditës Kosovën në Këshill të Evropës, por vendosja në rend të dite të një pike nuk është kurrfarë suksesi. Kështu që unë e shohë si një pikë kthese për këtë vend situatën që e kem në maj dhe në qershor të vitit 2023, unë mendoj që edhe qeveria por edhe opozita duhet ta ketë një qartësi të plotë se si me mbush këtë boshllëk që e kem hy. Nuk mendoj që debati me gjëra teknike na ndihmon./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...