Google ADS

Hoxhaj: PDK s’ka ndërruar qëndrim për Demarkacionin

16:49 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar si shumë profesionale punën e komisionit të kaluar për çështjen e vijës kufitare me Malin e Zi, duke shtuar se raporti i tyre tregon gjendjen faktike në terren, transmeton lajmi.net.

“Ne si partner koalicioni, mendojmë se ka pasur katër komisione të cilat janë marrë me punën e shënjimit të kufirit me Malin e Zi. Një komision fillestar i cili ka bërë punën shumë profesionale, në bazë të kritereve dhe parimeve kadastrale ka shënuar vijën kufitare dhe ajo marrëveshje është nënshkruar nga Thaçi dhe Hyseni. E shohim rolin e komisionit të ri ma shumë të karakterit verifikues. Nuk dua të jap vlerësime”, ka thënë Hoxhaj.

Ish-ministri i jashtëm tutje deklaroi se PDK-ja nuk ka ndërruar qëndrim për Demarkacionin.

Të ngjashme