“Qëndrimi i PDK-së është i prerë: nuk ka as ndarje të Kosovës, nuk ka as korrigjim të kufijve, nuk ka as shkëmbim territorial. Z. Thaçi nuk flet në emër të PDK-së… Kushdo që është interesuar që ta shtyjë Kosovën në fazën përmbyllëse të shtetësisë, duhet të ketë këtë qasje, do të duhet ta mbështesin ekipin negociator në Kuvend. Të ftoni për konsensus politik. Pa hy në tema se çka do të diskutohet”, tha Hoxhaj.
Enver Hoxhaj u bëri thirrje partive politike opozitare që t’i bashkohen ekipit negociator të Qeverisë.
“Edhe Vetëvendosja e Albin Kurtit e ka kundërshtuar Pakon e Ahtisaarit, ndërsa sot ulet me këtë pako në Kuvend të Kosovës”, shtoi ai.
Këto deklarata Hoxhaj i bëri në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?” , që po transmetohet në emisionin ‘Jeta në Kosovë.
Aty u dikskutua për qëndrimin e partive politike të Kosovës rreth kësaj ideje, koston e një opsioni të tillë për Kosovën si dhe të ardhmen e aseteve ekonomike e strategjike të Kosovës që gjenden matanë lumit Ibër.
Në këtë emision u shfaqën pikëpamjet shqiptare, serbe e ndërkombëtare mbi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një tryezë lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve, diskutuan liderët e partive në pozitë dhe opozitare.
Po ashtu, në një intervistë ekskluzive, analisti nga SHBA-të, Daniel Serëer dhe analistri serb Dragomir Angjellkoviq komentoi këtë çështje.
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...