Enver Hoxhaj Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme në emisionin Zona B ka thënë se PDK-ja i ka votat, por duket se partneri tjetër i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka ato.
Hoxhaj shtoi se po duket e pamundur që partnerët e koalicionit të pajtohen për vendimmarrje dhe po ka ngecje.
“Ne e kemi pasur një bindje që LDK i ka votat, por tash është marrë vendimi që nga dita e enjte e tutje të shohim nëse LDK-ja i ka votat. Por, ajo që e karakterizon këtë moment është mungesa e vendimmarrjes – pafuqia e marrjes së vendimeve”, pohoi Hoxhaj, njofton Klan Kosova.
“Gjatë ditëve të fundit ne kemi pasur shpresë që partneri i ka votat, PDK-ja i ka votat, në përjashtim të një deputeti, të tjerët të gjithë janë të gatshëm të votat”.
“Ne kemi menduar që sot do të procedohet Demarkacioni për një seancë të jashtëzakonshme, por partneri i koalicionit e ka të pamundur ta bëjë një gjë të tillë”.
Nëse partnerët e koalicionit s’kanë kapacitet institucional dhe e shtyn procesion nga dita në ditë e shtron pyetjen se çfarë të bëjmë me këtë situatë, pohoi Hoxhaj./Arbresh.info/
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...