Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se PDK-ja ende s’ka marrë vendim se si do ta trajtojë mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë, porse ajo që është e sigurt, sipas tij, Kosovës i duhet një fillim i ri.
“Ne ende s’kemi një qëndrim se në çfarë forme do të sillemi me mocionin e opozitës”, pohoi Hoxhaj, duke shtuar se “kam përshtypjen që Isa Mustafa s’ka marrë mbështetje brenda partisë së tij”.
Sipas nënkryetarit të parë të PDK-së, mungesa e vendimmarrjes në këtë koalicion qeverisës brenda PDK-së ka krijuar idenë se vendit i duhet një fillim i ri, porse si do të vije ai, ka thënë se do e diskutojnë në parti, njofton Klan Kosova.
“Duhet ta kemi një start të ri, por si do të duket ai është përtej pikëpamjes time. Të mërkurën në mëngjes do ta kemi një mbledhje të Këshillit Drejtues, mbledhje që do t’i japë drejtim zhvillimeve të vendit në të ardhmen”.
“Një koalicioni nuk matet vetëm me qëllime të mira, por me rezultate konkrete dhe pritja më e madhe e qytetarëve është liberalizimi i vizave. Prandaj vendi duhet të ketë një shtysë të re”.
“Ta kemi një ristart, një fillim të ri, por këto janë çështje që duhet të formësohen në parti”./Arbresh.info/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë