Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur sot rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se liberalizimi është anëtarësimi individual i qytetarëve në BE.
“Nuk besoj se së shpejti do të anëtarësohemi në BE. Me liberalizim do të ndodhë anëtarësimi individual i qytetarëve në BE. Është një rrugë e gjatë kur e kemi nisur më 2012. Vendimi i sotëm është fundi i një procesi, dhe kanë mbetur edhe pak kohë dhe në fund të vitit të udhëtohet drejt BE-së. Është ngjarja më e madhe që ka ndodhur në vitet e fundit, dhe është shumë e rëndësishme për qytetarët që e kanë merituar këtë”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është ajo që ka bartur punën më të madhe për liberalizimin e vizave.
“Nuk duhet të bëjmë përpjekje se kush është meritor, meritorë janë qytetarët e Kosovës. Por, ata që e kanë bartur këtë është subjekti që unë i takoj. Për tema të mëdha duhet të jemi të bashkuar, nëse nuk jemi mund t’i blejmë kohë vetëm vetes. Ne më 2008 në një kohë kur vendet e rajonit ishin në fazën finale të liberalizimit. Ne në atë kohë ishte e pamundur të kishim udhërrëfyesin”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se ky është hapi i parë, e dyti sipas tij është se, “duhet të punojmë tani me Parlamentin Evropian, dhe besoj se ai do të na japë mbështetjen, e më pas kemi Këshillin Evropian. Duhet të punojmë me Parisin e Berlinit si shtyllat kryesore, por edhe me Holandën e Austrinë. Por, s’mund ta ndal askush këtë proces tani”.
“Nuk ka arsye që të kemi frikë se nuk do të ndodhë liberalizimi, do të ndodhë por duhet edhe pak kohë. Disa vende jo njohëse janë shumë pro këtij vendimi si Greqia, Rumunia, Qipro, e besa edhe Spanja më kanë thënë se do të votojnë pro. 65 për qind e banorëve të BE-së duhet të jenë pro këtij vendimi dhe nuk shoh se duhet të jenë shtete njohëse ose jo të Kosovës. Por duhet të punojmë gjatë shtatorit e tutje. Deri më tani nuk ka asnjë premtim të Komisionit Evropian që nuk është përmbushë. Ne donim që të kishte një vendim të prerë të Komisionit Evropian”, është shprehur Hoxhaj në Interaktiv.
Hoxhaj ka shtuar se kjo është hapje ndaj Botës, “si shtet i ri kemi bërë përpjekje të jemi të hapur ndaj Botës. Por kjo hapje e BE-së është shumë e rëndësishme për Kosovën”.
Ai ka shtuar se liberalizimi nuk do të keqpërdoret.
“Ne kemi marrëveshje me të gjitha shtetet anëtare të BE-së e cila flet për riatdhesim. Besoj se kjo e drejtë nuk do të keqpërdoret. Një pjesë e madhe që kanë dashur ta lëshojnë Kosovën e kanë bërë, pasi kemi diasporë shumë të madhe. Në të gjitha indekset e krimeve diaspora jonë qëndron nivel shumë të mirë”, shprehet Hoxhaj.
Puna e radhës që duhet të bëjë Kosova sipas tij është që të marrë statusin e kandidatit për në BE.
“Pasi të gëzojmë këtë drejtë duhet ta konkretizojmë. Hapi i radhës është për të fituar marrjen e statusit të kandidatit. Pothuajse ne kemi bërë një punë që ta meritojmë sot statusin e kandidatit për në BE. Hapi i radhës duhet të jetë që të aplikojmë për këtë status të kandidatit”, shprehet ai.
Për delegacionin e sotëm që ishte në Bruksel me përbërje krejtësisht nga burrat, ai ka thënë se nuk ishte diskutuar që të ketë debat gjinor, por politik.
“Kur ne kemi formuar këtë koalicion qeverisës nuk kemi pasur debat gjinor, por politik, dhe kemi caktuar se kush cilin subjekt politik e përfaqëson. Unë jam që të ketë një grua. Takimi me Mogherinin kishte të bënte me dialogun e jo me liberalizimin. Përbërja është koalicioni qeveritar, mendoj se përbërja duhet të ishte më e plotë dhe të ishin përfaqësuesit e opozitës. Besoj se liderët që kanë qenë në takim, nesër e pasnesër do të informojnë se çfarë kanë diskutuar”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka mbështetur presidentin Hashim Thaçi që ta udhëheq dialogun me Serbinë.
“Ajo pjesë e opozitës që thotë se Thaçi nuk ka mandat, ai është zgjedhur me votë si president dhe ka përgjegjësi direkte për udhëheqjen e politikës. Ai është zgjedhur me votat e LDK-së. Mendoj se është koha e fundit se përtej asaj se kush duhet të udhëheqë, dialogu është në nivel presidentësh”, shprehet Hoxhaj./Koha.net/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë