Së fundi janë shtuar deklaratat që në veri të Kosovës, gjendja e sigurisë është jo stabile. Për këtë zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka quajtur kërcënim deklaratat e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Hoxhaj ka shpërndarë shkrimin ku Vulin thotë se është në kontakt me shërbimet përkatëse të Gjermanisë për sigurinë e serbëve në veri të Mitrovicës.
Këtë deklartatë Hoxhaj e quajtur kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës dhe ndërhyrje për destabilizim në vend.
“Gjendja në pjesën veriore të Kosovës është e qetë dhe e qëndrueshme. Institucionet përgjegjëse për siguri janë Policia e Kosovës, FSK-ja, EULEX-i dhe KFOR-i”, ka shkruar Hoxhaj.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...