Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst.
Duke e falënderuar për mbështetjen, Hoxhaj gjatë takimit me Eichhorst konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e Kosovës në rrugën e integrimit euro-atlantik. Gjatë takimit, Hoxhaj dhe Eichhorst diskutuan për Agjendën e Reformave dhe hapat e radhës që Kosova duhet t’i ndërmarrë për zbatimin e saj si hapi i radhës drejtë afrimit me BE-në.
“Orientimi i Kosovës drejt anëtarësimit në BE është i palëkundur dhe është prioritet i Qeverisë së Kosovës. Kosova ka shënuar progress në disa fusha, ndërsa me hapjen e agjendës për Reformën Evropiane është hapur rruga për marrjen e vendimeve të reja shtetërore që do ta afrojnë edhe më shumë Kosovën me Bashkimin Evropian, i cili edhe është e ardhmja e rajonit”, ka thënë Hoxhaj.
Të dyja palët, diskutuan edhe zhvillimet në vend dhe në rajon, si dhe dialogun me Serbinë, ku u theksua nevoja për vazhdimin e tij si mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ministri Hoxhaj tha se përkundër sjelljeve agresive të Serbisë ndaj Kosovës, Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...