Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë të gjatë për emisionin Arena, nga Dritan Hila në Rtv Ora News, thotë se integrimi në BE nuk varet vetëm nga progresi i brendshëm i Kosovës.
Enver Hoxhaj: Nëse para 2-3 vitesh ne kemi mat progresin tonë në raport me BE me reformat e brendshme,me progresin e brendshëm dhe e njëjta gjë ka vlerë dhe për Shqipërinë, tashmë shpejtësia e integrimit të Kosovës, të Shqipërisë, vendeve të reja të rajonit nuk do të varet nga puna që bëjmë ne por do të varet nga sfidat të cilat i ka Bashkimi Evropian dhe se sa shpejt Bashkimi Evropian do të jetë në gjendje që ri zgjidh këto sfida, shqetësimi im është që ne kemi filluat të jetojmë një periudhë të re të ndryshimeve, ndryshime të cilat kanë filluar të ndodhin.
Nuk janë ndryshimet më të mëdha se sigurisht që do vijnë edhe më të mëdha por është vetëm fillimi i ndryshimeve. Mua më kujtohet kur në vitin 2014 presidenti i komisionit evropian bëri një deklaratë dhe mandej dërgoi një letër qarkore komisionerit Han që nuk do të ketë shtete të reja anëtare të BE-së gjatë mandatit të tij ,që nuk do të ketë një politik zgjerimi pas anëtarësimit të Kroacisë më 2013. Më kujtohet se si në këtë zyrë e kam përjetuar zhgënjimin që Bashkimi Evropian përcjell mesazhe të tilla në raport me shtetet e Ballkanit që nuk do të ketë anëtarë të rinj. Por as unë nuk e kemi parashikuar që Britania e Madhe do ta lëshonte Bashkimin Evropian.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...