Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk duhet të lejohet të hapen debate se a jemi më shumë me Amerikën apo me Evropën.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Radio Televizionin e Kosovës, ka thënë se nuk duhet të lejohet të hapen debate se Kosova a është më shumë me Amerikën apo me Europën.
“Nuk duhet të lejojmë të hapen debate se a je më shumë me Amerikë apo me Evropë. Ata që marrin vendime janë në Shtëpi të Bardhë, janë në Këshill të Sigurisë Kombëtarë dhe në Departamentin e Shtetit, dhe të gjithë këta, janë në komunikim të rregullt me Brukselin e me Borellin, për të cilin unë i kam hezitimet e mia. Të njejtit, janë në komunikim edhe me Angela Merkel, e në komunikim direkt me Parisin”, ka thënë Hoxhaj.
Enver Hoxhaj, ka thënë se si ministër i jashtëm, asnjëherë nuk ka pranuar të flaës negativisht për asnjë parti politike opozitare.
“Si janë sjellë sot, dje e pardje, qeveria e dorëhequr, me një gjuhë totalisht jodiplomatike, tregon që shumë mirë që e përfunduan këtë mandate të shkurtë”, ka shtuar Hoxhaj.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...