Google ADS

Hoxhaj: Nuk do të dorëzohemi pranë metodave të dhunës që nuk i takojnë Kuvendit

17:50 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ajo çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës është fundi i një situatë absurde.

“Në demokraci debati është me fjalë e jo me metoda të dhunës që janë të papranueshme, por vullneti jonë politik është që kjo temë të mbyllet dhe nuk do ta ndal askush as gjatë orëve të sotshme deri sa të votohet. Votat koalicioni i ka”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se ky është imazhi më i keq që është përcjell sot nga Kuvendi i Kosovës në një gjersi globale.

“Viti 2018 nuk do të jetë vit i tymit, sot do ta ratifikojmë marrëveshjen me qëllim që qytetarët të lëvizin lirshëm, është kushti i vetëm dhe i fundit, dhe sot do të duhet ta votojmë. Se kur do të ndodh votimi dhe seanca është çështje e kryesisë por vullneti jonë si koalicion është që sot të përfundoj kjo marrëveshje. Nuk jemi të gatshëm të dorëzohemi pranë metodave të dhunës që nuk i takojnë Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme