Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se në muajt e fundit ka një gatishmëri nga serbët pasi që mendon se Kosova mund të anëtarësohet në OKB.
“Kur po flas për njohje të ndërsjellët nuk po them dëshirë por ajo çka është e mundshme në politikë. Për Serbinë më mirë është të mendoj për çështje të cilat janë në interes të dy palëve se sa çështje të cilat i vendos dikush tjetër. Ne mund të hyjmë në një proces duke biseduar për një vit me Serbinë dhe të merremi vesh për një sërë marrëveshjesh por ne nuk duhet të mendojmë kështu dhe të jemi naiv dhe pastaj Rusia të thotë se ne e lejojmë Kosovën të jetë pjesë e OKB-së e këtë nuk e pranojmë”, përcjell arbresh.info.
Ai ka shtuar se ka pasur ngjarje ma komplekse për Serbinë vite më parë se sa tash.
“Jeta politike serbe duhet ta dinë se çka nënkupton marrëveshje me BE-në dhe mendoj se Serbia mund të anëtarësohet në BE vetëm nëse e njehë në një formë Kosovën. Ne 2018 duhet ta shohin situatën më ndryshe Serbia sepse kanë ndryshuar gjerat. Për ne vendimi i Gjykatës Kushtetues për asociacionin është vendim që ne e respektojmë . Serbët kanë edhe të drejta por edhe të zbatuara në Kosovë sikurse komunitetet e tjera në shtetet përparimtare”.ka thënë Hoxhaj.
Ai poashtu përmend përparësitë që i kanë banoret serbë në komunat më shumicë serbe ne Kosovë.
“Ende pa e themeluar asociacionin serbët në Kosovë kanë të drejta të barabarta andaj deklaratat e Vuçiqit mund të ndjellin deklarata nxitëse dhe nuk duhet të shohim asociacionin si një zgjatje e politikes Serbe në Kosovë. Duhet të jemi realistë që numri i serbëve të inkuadrohen në jetën ne Kosovë se sa të i ndajmë përmes asociacionit. Për mua njohja e ndërsjellët është normalizimi përfundimtarë për dy shtetet dhe kjo varet nga politikat e Serbisë” ka thënë ai.
E nëse flasim për të drejtat Hoxhaj tha se “ne mund të flasim për çdo model të komuniteteve në rajon por komuniteti serb në Kosovë nuk krahasohen më as një komunitet tjetër pra kanë më shumë . A duhet të ketë dialog më shumë për integrimin e tyre është po duhet sepse që nga 2013 Lista Serbe është prodhim i Beogradit a duhet të këtë përfaqësues të serbëve për interesa të tyre po por jo të merren më interesa të personave në Beogradit”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërsa Kryetari Jovanović tha se Shqiptaret në Kosovë duhet të kuptojnë më shumë pozitën e serbëve në veri të Kosovës.
“Nuk mund të pres nga ju një hapë në këtë drejtim nëse serbët në Beograd nuk marrin një hapë para jush dhe nuk interesohet më shumë për jetën dhe ekzistencën e tyre”, ka thënë Jovanovic./Arbresh.info
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...