Google ADS

Hoxhaj ngarkohet përgjegjës për mbledhje të përbashkët me Maqedoninë

10:37 | 15 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që të ngarkoj zëvendëskryeministrin Enver Hoxhajn për përgatitjet lidhur me mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se për këtë çështje është edhe gatishmëria e kryeministrit Zoran Zaev për takim të përbashkët mes dy Qeverive.

“Propozoj që për këtë qëllim të ngarkojmë për përgatitjen e kësaj mbledhje zëvendëskryeministrin Hoxhaj dhe Avni Arifi të bashkëpunoj më të, që mbledhja të përgatitet në afatin optimal dhe ta informojmë qeverinë e Maqedoninë”, tha Haradinaj.

Të ngjashme