Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse BE-ja dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë menjëherë.
Përmes një reagimi në platformën ‘X’, Hoxhaj, ka shkruar se pas aktit të fundit të agresionit kundër Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës nga terroristët të lidhur me Serbinë, ai ka thënë se Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit me Kosovën.
“Pas aktit të fundit të agresionit kundër #Kosovës dhe vrasjes së një polici të Kosovës nga terroristët e lidhur me #Serbinë, Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit tonë. Nëse #BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë.”, kështu ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info/
Following the recent act of aggression against #Kosovo & killing of a Kosovo policeman by terrorists linked to #Serbia, Serbia has been amassing military forces near our border. If the #EU wishes to remain credibile, it has to impose sanctions against Serbia now immediately.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) September 30, 2023
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...