Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Parlamentit Evropian në lidhje me 10 vjetorin e shtetësisë së Kosovës, ku ka folur për të arriturat dhe sfidat që e shoqëruan shtetndërtimin e vendit tonë.
Hoxhaj tha se është e paimagjinueshme që në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ende janë pesë vende të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën
“Agjenda kundër njohjes ndërkombëtare e Kosovës, është agjendë e Rusisë, dhe është absurde që në vitin 2018, shtetet e BE-së të mos kenë gjetur gjuhë të përbashkët sa i përket Kosovës. Kjo mungesë e unitetit brenda BE-së, është reflektuar edhe në pozitën e Kosovës në strategjinë e re të BE-së, për zgjerim në Ballkan”, tha zëvendëskryeministri.
Ai tha se BE-ja duhet të bëjë më shumë që pesë vendet e mbetura jo-njohëse ta njohin Kosovën dhe ta pranojnë realitetin e ri në Evropë.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj foli edhe në lidhje me kontekstin rajonal dhe pozitën e Kosovës, duke thënë se Kosova është vend fqinjë me Serbinë, gjë që i ka vështirësuar shumë procese integruese.
Më tej, ai tha se me mbështetjen e Rusisë, Serbia ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, por edhe në shumë organizata të tjera.
“Përveç bllokadave në planin ndërkombëtar, është dëshmuar shumë herë se si Serbia gjithmonë ka gjetur një mënyrë për ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës, me qëllim që të shkaktojë destabilitet brenda për brenda vendit”, përfundoi Hoxhaj. /Telegrafi
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...