Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka diskutuar sot për situatën gjeo-politike në Europë të diktuar nga lufta.
Në studion e Top Story me Sokol Ballën, ai tha se solidariteti i BE për Ukrainën do duhej të reflektohej edhe në zgjerimin e bllokut, pavarësisht se u shpreh i zhgënjyer nga samiti i fundit i unionit. Hoxhaj tha se priste përshpejtim të proceseve, si për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ashtu edhe për liberalizimin e vizave në Kosovë.
Kjo sipas Hoxhajt, tregon që BE nuk ka nxjerrë një mësim nga lufta që po përjeton Ukraina.
“Ne në Ballkan nuk po dimë ta shfrytëzojmë situatën gjeo-politike, që të përfitojmë prej luftës në Ukrainë. Solidariteti me Ukrainën është i domosdoshëm por një regjim gjeopolitik i Europës dhe i Perëndimit do duhej të përcillej edhe në politik të zgjerimit, edhe në zgjerim të NATO-s.
Samiti i fundit i BE, ishte një samit dështimi. Unë kam pritur që pas 24 shkurtit do ketë shpejtësi të re dhe qasje të re. Vendimet nuk u morën, edhe më Shqipërinë edhe me Maqedoninë e Veriut, apo sa i takon mos-liberalizimit të vizave. Kjo tregon që BE nuk ka nxjerrë mësim prej asaj që po ndodh në Ukrainë. Nëse atje është fronti i parë i luftës tradicionale, ajo çka bën Rusia në Ballkan është lufta hibride, përdorimi i tensioneve apo destabilizimeve. Nëse para 6 muajsh kam pasur një shpresë, BE udhëhiqet nga liderit e status quo , e cila është recetë shkatërrimi për rajonin dhe Europën”, tha Hoxhaj në Top Story.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...