Hoxhaj në prag të botimit të librit kundër Putinit, i reagojnë mediat serbe

19:10 | 1 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është kritikuar nga mediat serbe pas një urimi që i ka bërë kryeministrit të ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Mediat serbe shkrimin e ish-ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj e kanë quajtur skandaloz, derisa ai ka uruar për pozitën e re kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Urim skandaloz – Hoxhaj Abazoviqit: Edhe një kryeministër shqiptar në Ballkan”, është njëri nga titujt e mediave serbe.

Kujtojmë se ditë më parë, Hoxhaj ka njoftuar për se është në prag të botimit të librit të tij të ri “Përplasja e Madhe” i cili flet se si Rusia po e lufton Kosovën dhe Ballkanin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme