Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit të tij në Konferencën për Siguri në Mynih, ka takuar kryeministrin maqedonas Talat Xhaferi, ministrin e jashtëm maqedonas Bujar Osmani dhe ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Gjermani Ylber Sela.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Enver Hoxhaj siç e ka quajtur ai Konferencën për Siguri në Mynih “forumin më të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe sigurisë në botë”, ka njoftuar se ka takuar kryeministrin e Maqedonisë Veriore Talat Xhaferin, ministrin e jashtëm Bujar Osmani si dhe ambasadorin e Maqedonisë Veriore në Berlin, Ylber Sela.
Hoxhaj, ka shkruar se kur në një forum të tillë, të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe të sigurisë në botë takon këto personalitete shqiptare, tregon se sa shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë arritur politikisht dhe se sa e drejtë është kauza dhe platform e tyre politike.“Kur në Konferencën për Siguri në Mynih, në forumin më të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe të sigurisë në botë, takon dhe bisedon me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, me ministrin e jashtëm Bujar Osmani dhe ambasadorin Ylber Sela, kjo tregon se sa kanë arritur politikisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe se sa e drejtë është kauza dhe platforma e tyre politike!”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj po qëndron nga dita e parë në Konferencën për Siguri në Mynih, ku ka takuar edhe krerë të shteteve të ndryshme evropiane, ministra e liderë politikë evropianë. Gjithashtu, gjatë ditës së parë të hapjes së Konferencës, Hoxhaj ka takuar edhe ish-sekretarin amerikan John Kerry, me të cilin folën për Kosovën dhe rajonin, dhe mbështetjen amerikane ndaj vendit tonë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...