Hoxhaj: Në mbledhjen mes Qeverisë së Kosovës e Maqedonisë do të diskutohen tema të rëndësishme, ligji për gjuhën shqipe i miratuar në Maqedoni

10:13 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u dha informatë mbi koordinimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, raporton arbresh.info.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se  Qeveria e Kosovës eka ngarkuar me përgatitjen për mbajtjen e kësaj mbledhje, zvd.kryeministrin Enver Hoxhaj.

Zëvendës kryeministri, Enver Hoxhaj ka thënë se në takimin që ka pasur me zvd.kryeministrin e Maqedonisë janë duke punuar që ta kenë një mbledhje sa më të shpejt me qeverinë e Maqedonisë.

“Koha dhe vendi I mbledhjes I takon kryeministrit Haradinaj ta caktoj.  Janë dikund 30 tema që duhet të caktohen, ka edhe marrëveshje të karakterit bilateral prej sigurisë, ekonomisë, arsimi kultura. Por dhe çëshjte tjera që mund të zgjidhen pa pasur marrëveshje bilaterale. Ne kemi një kalendar të temave dhe në fund të marsit mbyllet ky kalendar andaj iu kam dërguar shkresë për tema, që pastaj në prill të mbahet kjo mbledhje”, ka thënë ai duke shtuar se duhet të ketë bashkëpunim edhe mes odave ekonomike të dy vendeve.

“Janë tri çështje të rëndësishme, autostrada Prishtinë-Han të Elezit e ciladuhet të përfundoj gjatë këtij viti të vazhdohet nga Bllaca deri në Shkup, dhe se insistimi ynë ka qenë që pala maqedonase ta kryej obligimin në pjesën e saj, së dyti pika kufitare Staniqiq- Bellanovc jo vetëm që do ta ndihmojë lëvizjen e lirë të njerëzve por edhe të mallrave, së treti është kërkuar nga pala maqedonase që pas miratimit të ligjit të gjuhëve në Maqedoni, që Maqedonia të merr ndihmë nga Kosova për përdorimin e gjuhës ku Kosova ta dërgoj një ekip për të ndihmuar në përdorimin e gjuhëve”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme