Deputeti i PDK-së, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus, ka shpërndarë një thënie të politikanit dhe filozofit arbëresh Antonio Gramshit.
Përmes një statusi në Facebook, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka treguar mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas, duke shpërndarë një thënie të politikanit dhe filozofit arbëresh Antonio Gramshi.
“Bota e vjetër po vdes dhe bota e re përpiqet të lindë: kjo është koha e përbindëshave. Unë e urrej neutralitetin! Unë besoj se të jetosh do të thotë të marrësh anë.” Kështu tha politikani dhe filozofi arbresh Antionio Gramshi para shumë kohësh, kjo vlen edhe sot në mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit të saj, për të mbrojtur territorin, demokracinë e vlerat e saj, kundër agresionit dhe fashizmit rus!”, ka shkruar Hoxhaj.
Dimë që Hoxhaj dy vite më parë, që kur ka shpërthyer lufta në Ukrainë, ka botuar një libër “Përplasja e madhe” në të cilin pos që foli për një përshkallëzim të përmasave të tilla midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përmendur rastin e pushtimit të Donetsk dhe Luhanks, Hoxhaj gjithashtu shkroi se si Rusia e kishte luftuar Kosovën dhe Ballkanin./Arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...